Meta-Swal: Arsimi profesional e
trajnimi i të rinjve sektor prima

Meta-Swal: Arsimi profesional e<br />trajnimi i të rinjve sektor prima
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta takoi mesditën e sotme Presidenten e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Austrisë znj. Sonia Zwal. Të dy vlerësuan marrëdhëniet shumë të ngushta tradicionale mes Shqipërisë dhe Austrisë duke thënë që shkëmbimet ndërparlamentare duhen intensifikuar edhe më tej. Prioritet i paneglizhueshëm sipas Znj. Zwal dhe një nga pikat kyçe për zhvillim sipas Metës është arsimi profesional dhe trajnimi i të rinjve për tregun e punës.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidentja e Bundesrat Zwazl vlerësuan marrëdhëniet shumë të ngushta e tradicionale mes Shqipërisë dhe Austrisë duke ndarë bindjen se shkëmbimet ndërparlamentare duhen intensifikuar më tej në shërbim të bashkëpunimit dypalësh.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë si në kuadër të procesit të integrimit evropian, ashtu edhe në drejtim të bashkëpunimit ekonomik. Këtu, z. Meta u ndal tek potencialet e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e investimeve në energji, shëndetësi dhe në drejtim të arsimit profesional.

Zwazl u shpreh se në këto momente të vështira ekonomike për tërë Evropën, arsimi profesional dhe trajnimi i të rinjve për tregun real të punës është një prioritet i paneglizhueshëm, dhe në këtë kontekst, Austria është e gatshme të ofrojë asistencën e saj.

Redaksia online
(a.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar