Meta: Të hënën zgjedhim presidentin, takim Berisha – Rama

Meta: Të hënën zgjedhim presidentin, takim Berisha – Rama
TIRANË – Kryetari i LSI, Ilir Meta ka deklaruar sot se duhet të thirret një takim i dytë mes kryeministrit Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama. Në një prononcim për median ai ka deklaruar se sot dhe nesër duhet të shtohen përpjekjet për të arritur konsensus në mënyrë që të hënën të përfundojë çështja e presidentit të ri.

“I rëndësishëm edhe një takim i dytë mes Berishës dhe Ramës, në një format që ata do ta gjykojnë të arsyeshëm, deri ditën e nesërme në mënyrë që në këto 48 orë të arrijmë në konsensus”, tha Meta.

Ai tha që nuk janë përjashtuar emra politikë nga gara presidenciale, por konflikti politik i viteve të fundit, sipas tij ka bërë të pamundur zgjedhjen e një emri politik.

“Besoj se brenda mbrëmjes së sotme do kemi takim ne aleatët brenda mazhorancës dhe brenda së djelës të ketë një takim të nivelit Rama – Berisha. LSI nuk ka ndërmend të përjashtojë asnjë emër”, deklaroi kreu i LSI.

- A ka emra konkretë?
Maxhoranca pasi diskutoi për shumë emra, u përqendrua tek një emër. Me bindje që i kishte të gjitha cilësitë dhe tiparet për të fituar konsensusin e opozitës. Tani të gjithë jemi në një moment reflektimi, padyshim që emra ka, këtu nuk kam parasysh emra konkret dhe padyshim që emri do të ketë një zgjidhje për këtë çështje shumë shpejt.

- Emrat për kandidatin për president do të jenë politikë siç është emri i zotit Nano apo zonjës Topalli?
Nuk janë përjashtuar emrat politikë për arsye të paragjykimeve ndaj politikanëve të caktuar. Është bërë një përpjekje për emra dhe profile të cilat mund të gjenin më lehtë konsensusin. Shqipëria ka politikanë dhe politkane që të realizojnë shumë mirë detyrën e presidentit por konflikti e ka bërë të vështirë gjetjen e konsensusin për emra politikë. Do të tentohet për emra sa më konsensual.

- Është parashikuar taki me kreun e PS-së, Edi Ramën?
Do të bëjmë konsultime si drejtues të partive të mazhorancës dhe shpresoj që gjatë ditës së nesërme të jetë e mundur që të realizohet edhe një takim i nivelit më të lartë që të shkohet drejt një zgjidhje konsnesuale ditën e hënë.

- Do jepni mbështetje konsensusi për Nanon?
LSI nuk ka përjashtuar asnjë emër. LSI është investuar nga fillimi i këtij procesi dhe do të investohet për një proces kushtetutes dhe për një president sa më konsensual.

- LSI do të nxjerrë emër konkretë për president?
Qëllimi kryesor është që ky proces të kurorëzohet në mënyrë kushtetuese dhe me një emër sa më konsensual që do të garantojë një komunikim normal mazhorancë-opozitë por do të përmbushë funksionet e tjera që janë të lidhura me postin e presidenitt. Vullneti nga ana e mazhorancës ka qenë maksimal. Kandidatura që ne kishim përzgjedhur kishte vlera maksimale, edhe tërheqja e tij pas djegies së raundit të tretë tregoi qartë se ishte një kandidat i kërkuar për t’u angazhuar nga ana jonë në këtë detyrë si një kandidat i paqortueshëm nga ana e opozitës e cila dikur e kishte votuar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

 5 vite nga tërmeti, dorëzohen 11,663 banesa e apartamente, në 5 vite janë dorëzuar 5524 banesa! Në 5 vite kostoja në buxhet 920 mln euro

5 vite nga tërmeti, dorëzohen 11,663 banesa e apartamente, në 5 vite janë dorëzuar 5524 banesa! Në 5 vite kostoja në buxhet 920 mln euro