Gjatë ditës së sotme Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim kryetarin e komunës Drenas, Ramiz Lladrovci dhe kryetarin e Skënderaj Bekim Jashari. Meta shprehu kënaqësinë për këtë takim, me drejtuesit e këtyre dy komunave të Drenicës, si dhe vuri në dukje kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë zona e Drenicës në historinë e kombit tonë.
Presidenti theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi në mes të bashkive të ndryshme të Shqipërisë më komunat e Skenderajt dhe të Drenasit, por edhe me komunat e tjera të Kosovës, në realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me kulturën, arsimin, sportin, bujqësinë, si dhe me të gjitha fushat e tjera të jetës.
Ilir Meta, në mënyrë të veçantë u interesua për hartimin dhe përgatitjen e projekteve të përbashkëta, në mes të bashkive të Shqipërisë dhe komunave të Kosovës, në kuadrin e Programeve Evropiane për zhvillimin e rajoneve.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com