TIRANË - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti një delegacion të Primatëve Ortodoksë kryesuar nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës Bartolomeu I, i cili shoqërohej nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Fortlumturia e tij Anastasi.
Kryetari i Kuvendit shprehu urimet më të ngrohta për Shenjtërimin e Kishës së Re Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë duke përcjellë mirënjohjen për nderimin që Patriarku Bartolomeu I dhe Patriarkët e tjerë i kanë bërë popullit shqiptar me praninë e tyre, duke e kthyer Tiranën në një qendër të ortodoksisë botërore gjatë ceremonisë së Shenjtërimit.
“Shqipëria i kushton vëmendje të veçantë lirisë dhe bashkëjetesës fetare, dhe sot ndjehemi krenarë për shembullin pozitiv që japim në rajonin e Ballkanit, ku populli shqiptar udhëhiqet nga parimi i fqinjësisë së mirë dhe bashkëjetesës përmes rrugës së paqes dhe tolerancës, duke lënë pas konfliktet e së kaluarës” – theksoi Meta.
Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës Bartolomeu i shprehu mirënjohjen e tij dhe të të gjithë Kishës Ortodokse për kontributin e autoriteteve shqiptare në drejtim të forcimit të rolit të Kishës Ortodokse në shërbim të shoqërisë shqiptare dhe në veçanti duke mbështetur projektin madhor të ndërtimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës. Patriarku vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria ka pësuar ndryshime rrënjësore gjatë këtyre viteve duke u transformuar në një vend evropian të rilindur shpirtërisht dhe në një shembull të lirisë dhe bashkëjetesës fetare.
“Në emër të gjithë Primatëve Ortodoksë dhe përmes Jush, dëshirojmë të përcjellim mirënjohjen tonë të thellë ndaj të gjithë Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe ndaj popullit shqiptar për mbështetjen, solidaritetin dhe përkushtimin e treguar në vite” – u shpreh Patriarku Bartolomeu I.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com