Meta takim me gratë e partisë, flet për emigrimin e të rinjve: Familja shqiptare në rrezik! Qeveria ka instaluar dhunën

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu drejtua sot grave duke prekur problematikat e tyre që vijnë sipas Metës prej qeverisë së Ramës. Në një takim me gratë në strukturat e Tiranës të kësaj partie, Meta u ndal te emigrimi i të rinjve, të cikët largohen nga vendi pasi në Shqipëri me paga të ulëta dhe çmime të larta e kanë të vështirë të bëjnë një jetesë normale. Ai tha se Shqipëria nuk mund të arrijë nivelin e Europës në jetesë e përkrahje të qytetarëve nga qeveria, por mundet, së paku, t’i afrohet Kosovës e vendeve të tjera të rajonit që sipas Metës janë mirë në këtë aspekt.

“Nuk mund të vazhdohet kështu pasi rrezikojmë të shpërbehemi si komb dhe shtet sepse është kërcënuar si asnjëherë tjetër familja shqiptare. Takojmë gra, nëna, që thonë s edhe fëmija i fundit iku për në Gjermani apo Angli sepse nuk mund të martoheshin, të jetonin, të blinin apartament, nuk përballohet jeta me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse. Ikën për hir të fëmijëve, edhe pse mund të jenë në vende të mire pune. Për shkolla për qetësinë, për sigurinë dhe kjo nuk mund të vazhdojë më tej. Nuk mund të bëjmë atë që bëjnë danezët, por pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi? Nëse do t’i shikoni të gjitha statistikat, nuk ka statistika më të errëta. Një vend ku në mënyrë të qëllimshme nuk janë rritur pagat pensionet pasi po të ishin rritur do të ishte e vështirë të vidhej në këto përmasa, jo vetëm me aferën e inceneratorëve”, u shpreh Meta.

Meta tha se shteti shqiptar aktualisht ka detyrime ndaj bandave, të cilat i përdor sipas tij për vjedhur vota.

“Një shtet që ka detyrime ndaj bandave. Ka detyrime se i përdor për të vjedhur votat nën presion qytetarët, për të vazhduar vjedhjet, i përdor për të kërcënuar qytetarët. Instalimi i arbitraritet dhe i dhunës psikologjike e fizike ndaj qytetarit nuk është e rastësishme. Keni parë ju si sillen policët në protestat krejtësisht paqësore, ah sikur të ndodhte kështu edhe me bandat! Por nuk ndodh kështu! Padyshim që kur mungon vullneti politik nuk mund të presësh reagimin normal të policit apo punonjësit të shtetit”, u shpreh Meta.

Partia e Lirisë, sipas kreut të saj, do të ketë për qëllim mbështetjen e grave dhe familjeve, që të jenë të lumtur e të shëndetshëm.

“Do të mbështesim familjet, sa më shumë nëna të lumtura aq më shumë familje dhe fëmijë të shëndetshëm do të kemi. Të bëjmë çdo gjë për të mbështetur gratë, nënat, vajzat. Do të mbështesim pjesën më të rëndësishme të shoqërisë sonë”, tha Meta.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anjeza: 06/09/2022 20:10

    More hajdut e kriminel tashti te ra ndërmend per familjet shqiptare,populli nuk eshte budalla,e din qe cdo gje e ben per interesat e tua,je kart e djegur kot mundohesh,me vjen keq per ato budallaqet qe te shkojne mbrapa

    Përgjigju
  • jonis: 06/09/2022 19:58

    vetem palidhje dine te flasin keta te opozites, vertet shume turp!

    Përgjigju
  • miri: 06/09/2022 19:57

    meta ka kohe qe nuk di se cfare flet me vjen keq per keta qeveritare negative

    Përgjigju
  • mela: 06/09/2022 19:45

    Grate i ka pike te dobet po sa keq qe sdo kete fare ne burg

    Përgjigju
  • Sokol: 06/09/2022 19:42

    Hap syt e shif perreth plak e mos mbaj mendjen te spiunimi dhe me hedh balt mbi qeverin sepse me tvertet po beni teper padrejtsi

    Përgjigju
  • Kledi: 06/09/2022 19:41

    Fjalime boshe pa lidhje dhe organizim pa pik sensi o spiun mbushu nmend

    Përgjigju
  • Joni: 06/09/2022 19:29

    Se kuptoj pse meta del e mban fjalime te kota kur te gjithe e dijne per krimet e tij

    Përgjigju
  • Dori: 06/09/2022 19:28

    Jerm flet ky se ska pun tjeter hajde hajde

    Përgjigju
  • Gazi: 06/09/2022 19:28

    Aman tani u kujtua meta te shqetesohet per vendin se kur ishte president sberi asgje

    Përgjigju
  • Berti: 06/09/2022 19:28

    O hajdut ske per te ber gje me ate protesten te gjithe e dine se ca fare je

    Përgjigju
  • Elsa: 06/09/2022 19:27

    Meta i paftyri ska pun tjeter vetem per pallavra eshr

    Përgjigju
  • Gezim: 06/09/2022 19:27

    Ky Meta vetem jerm flet

    Përgjigju
  • Mandi: 06/09/2022 19:26

    Ne sjemi fare ne rrezik Rama na ka lehtesuar cdo gje

    Përgjigju
  • Geni: 06/09/2022 19:25

    Jeni ju ata qe beni zullume se rama ka qen transparent ama te shohim sa veta do ju behen ne proteste dhe sa esht me ty populli

    Përgjigju
  • Bora: 06/09/2022 19:22

    Kte meten se duroj fare veq mashtrime ka

    Përgjigju
  • Frate: 06/09/2022 19:20

    Ky esht komunisti me i qelbur qe ka pas shqipria naj her mas gjagjit

    Përgjigju
  • Geri: 06/09/2022 19:20

    Po se ne fakt ky ngeli per t efol per kto tema hajduti i ndyr

    Përgjigju
  • Monda: 06/09/2022 19:20

    Aman kush po flet ky Meta ca mashtruesi esht

    Përgjigju
  • Lali: 06/09/2022 19:20

    Ik mor gejush ca lidhje ke ti me partine

    Përgjigju
  • Esi: 06/09/2022 19:20

    Meta te qaj hallet e veta pastaj te grave

    Përgjigju
    • FATMIRI: 06/09/2022 21:52

      O HAJDUT QE NA DOLE EDHE SPIUN I SIGURIMIT KU IKE FEMIJET QE QN HALLIN E SHQIPTAREVE

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja