SHBA- Presidenti i vendit, Ilir Meta, pas takimit me komunitetin shqiptar në kishën “Zoja e Shkodrës”, ka takuar edhe kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff në New York.
Meta është shprehur mirënjohës për mbështetjen që AADF i ka dhënë bizneseve shqiptare dhe se kontributi i saj ka forcuar miqësinë mes dy kombeve.
Mirënjohës për mbështetjen e AADF për bizneset shqiptare. Mirënjohës për mbështetjen e AADF për promovimin e burimeve të Shqipërisë. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, ka dhënë një kontribut të madh për forcimin e miqësisë midis dy kombeve.
Ilir Meta, president
Komento