Meta takim me liderët opozitarë 
 në Maqedoni, Thaçin e Zajev

Meta takim me liderët opozitarë <br /> në Maqedoni, Thaçin e Zajev
Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta në vazhdën e takimeve me krerët politik në Shkup, takoi edhe kreun e PDSH-së Menduh Thaçi. Meta përsëriti mesazhin e vizitës së tij në Shkup, ndarjen proporcionale të buxhetit dhe përshpejtimin e realizimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit. 

“Ne mbështesim të gjitha përpjekjet e faktorit shqiptarë për të forcuar stabilitetin në Maqedoni, në mënyrë të veçantë integrimin e tyre në të gjitha institucionet, për realizimin e plotë dhe të përshpejtuar të Marrëveshjes së Ohrit. Njëkohësisht për të shtuar mbështetjen për Maqedoninë Perëndimore, si në drejtim të buxhetit, si në drejtim të investimeve të huaja, pasi dihet që problemet sociale, veçanërisht ai i papunësisë është një problem mjaft i mprehtë, sidomos për të rinjtë”,  deklaroi Ilir Meta, Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë. 

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi theksoi se vendi aktualisht qëndron keq në dy sferat kyçe për mbijetesën e shtetit, integrimin në strukturat euro-atlantike dhe avancimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve. Ai e siguroi përfaqësuesin e shtetit shqiptar se PDSH-ja nuk do të jetë pengesë për realizimin e këtyre dy çështjeve.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave