Gjatë këtij takimi Meta u shpreh se punuar që bashkëpunimi ekonomik e kulturor mes Shqipërisë dhe Islandës të ngrihet në një nivel më të lartë. Për këtë arsye, Meta tha se kompletimi i kuadrit ligjor veçanërisht në drejtim të nxitjes së investimeve do të ndikonte ndjeshëm në shkëmbimet dypalëshe.
Nga ana tjetër ambasadorja e Islandës Brekkan deklaroi se rritja e fluksit të shkëmbimeve politike e njerëzore, veçanërisht në planin ndërparlamentar do të shtonte edhe interesin reciprok për më tepër shkëmbime tregtare në të ardhmen si dhe shprehu interesin e palës islandeze për intensifikimin e marrëdhënieve të gjithanshme me interes të përbashkët.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)