Meta takim me Presidentin Kopf
"Austria avokat i Shqipërisë në BE"
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Presidentin e Dytë të Këshillit Kombëtar të Austrisë Karlheinz Kopf. Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi vizitën e Kopf në Tiranë, çka sipas tij konfirmon vëmendjen që Austria i kushton Shqipërisë.
TIRANE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Presidentin e Dytë të Këshillit Kombëtar të Austrisë Karlheinz Kopf. Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi vizitën e Kopf në Tiranë, çka sipas tij konfirmon vëmendjen që Austria i kushton Shqipërisë, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen për mbështetjen e shtetit austriak në kuadër të procesit të integrimit evropian, dhe duke e cilësuar si një avokate jo vetëm e Shqipërisë por e të gjithë rajonit.
“Ju vini në Tiranë në vigjilje të festës së pavarësisë së Shqipërisë dhe kujtojmë me kënaqësi se 102 vjet më parë Austria luajti një rol kyç në mbështetje të aspiratave shqiptare, ndërsa sot është në linjën e parë të vendeve që mbështesin integrimin evropian të Shqipërisë”, u shpreh Kryetari i Kuvendit Meta.
Ndërsa nga ana e tij, Presidenti i Dytë i Këshillit Kombëtar të Austrisë Kopf vlerësoi miratimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë duke e cilësuar atë si një hap të madh përpara dhe theksoi se Austria mbetet përkrah Shqipërisë në hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit.
Meta dhe Kopf ndanë bindjen se bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet thelluar më tej në funksion të marrëdhënieve dypalëshe si përmes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare ashtu edhe përmes administratave të të dy institucioneve, duke vënë në dukje se Shqipëria mund të përfitojë nga eksperienca dhe ekspertiza austriake në të gjitha aspektet.
Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti Kopf diskutuan gjithashtu mbi situatën në rajon, duke vlerësuar rolin konstruktiv dhe peshën e të dy vendeve mike në funksion të forcimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe në mbështetje të progresit ekonomik e social të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
13.2%
-
Jo
83.5%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4755
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Belgjikë/ U kapën me plantacionin kanabisi me vlerë 800 mijë euro, 5 shqiptarët rrezikojnë deri në 25 vite burg në total! Dëshmia: Mendova se këtu lejohej!
10 Tetor, 22:49
-
'Mosbindja civile vazhdon', deputetja e PD-së: Qeverinë teknike e kemi në dorë
10 Tetor, 22:48
-
Seanca e sotme u shty, Tritan Shehu: Denigrim i parlamentit nga kryeministri sulltan! Krashi: Mosbindje nuk do të thotë djegie dhe thyerje karrigesh
10 Tetor, 22:37
-
Vjosa Osmani takim me ndihmës sekretarin e SHBA: Kosovës i duhet dialog strategjik me vendin tuaj
10 Tetor, 22:37
-
Shtyhet sërish hyrja në fuqi e rregullave të reja të hyrjes në BE
10 Tetor, 22:25
-
Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë
10 Tetor, 22:14
-
Maqedoni e Veriut: Gjykata Kushtetuese heq ‘Balancuesin’
10 Tetor, 22:12
-
'Përdori foltoren fetare për të quajtur shtet terrorist Izraelin', Poli Hoxha për deklaratat e Erdogan: E tha në kontekstin e xhihadit për gjithë myslimanët
10 Tetor, 22:02
-
Lirohet nga paraburgimi politikani serb, Arsenijeviç
10 Tetor, 21:59
-
Rama vizitë nesër në Hungari, do takohet me kryeministrin Viktor Orban! Pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi
10 Tetor, 21:57
-
Erdogan në Tiranë/ Krashi: Ditë e rëndësishme spirituale! Lisander Hoxha: Rama luan me marrëdhëniet personale në diplomaci
10 Tetor, 21:51
-
Stuhia e shekullit ‘Militon’ goditi Florida-n! 9 të vdekur, 3.3 milionë banesa pa energji elektrike
10 Tetor, 21:46