TIRANË - Kryetari i Kuvendit, Meta ka takuar sot Drejtorin e Përgjithshëm për Çështjet Politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë , Torbjorn Sohlstrom i cili shoqërohej nga Ambasadori i Suedisë në Shqipëri Mats Staffansson dhe nga i ngarkuari me Punë i Suedisë në Tiranë, Patrik Svensson.
Gjatë takimit Meta shprehur mirënjohje për mbështetjen e hapur dhe të pakursyer të Suedisë në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe theksoi se qeveria shqiptare është e vendosur të avancojë në rrugën e nisur të reformave dhe në luftën kundër korrupsionit, për t’a afruar vendin me standardet evropiane. Në këtë drejtim Meta ka vlerësuar angazhimin dhe asistencën suedeze në mbështetje të reformës administrative e territoriale.
Gjithashtu Ilir Meta ka bërë një vlerësim të veçantë për projektet e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) në Shqipëri e rajon dhe shprehu gatishmërinë për rritjen e investimeve suedeze në vend, duke vënë në dukje se zhvillimi ekonomik i shërben konsolidimit të axhendës evropiane.
Meta dhe Sohlstrom kanë biseduar gjithashtu mbi zhvillimet në rajon, ku u vlerësua roli i vazhdueshëm konstruktiv i Shqipërisë dhe u theksua rëndësia e përshpejtimit të perspektivës evropiane për të gjitha vendet e rajonit
Redaksi Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com