Presidenti Meta përshëndeti vizitën e zonjës Èomiã në Shqipëri, duke e përgëzuar për pjesëmarrjen në një forum të organizatave joqeveritare dhe theksoi se këto lloj iniciativash dhe forumesh, që nxisin e promovojnë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rrisin kontaktet mes njerëzve, duhen mbështetur e inkurajuar më shumë.
Ndërsa duke iu referuar marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Serbi, Presidenti Meta, vlerësoi ecurinë e tyre pozitive dhe frymën e mirë të bashkëpunimit në rritje.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e forcimit të mëtejshëm të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit rajonal, duke e konsideruar atë si një element thelbësor, jo vetëm për konsolidimin e paqes dhe rritjes së sigurisë në rajon, por edhe në kuadër të axhendës evropiane dhe integrimit në Bashkimin Evropian.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Në këtë kontekst, Presidenti Meta vlerësoi edhe mesazhet më të fundit inkurajuese që vijnë nga palët për mundësinë e rivitalizimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)