Meta takohet me Princin e Monakos
në fokus investimet për mjedisin

Meta takohet me Princin e Monakos<br />në fokus investimet për mjedisin<br>
Gjatë vizitës së tij në Francë Ilir Meta ka zhvilluar edhe një takim sot në Marsejë ne Princin e Monakos.

Meta gjatë takimit theksoi se dy vendet tona kanë një orientim të përbashkët në politikën e jashtme, ndaj inkurajoi më tej zhvillimin e dialogut politik.

Meta vuri në dukje se është në interes të dy vendeve forcimi i bashkëpunimit veçanërisht në fushat ku Principata e Monakos luan rol të veçantë, si në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në atë të ruajtjes së mjedisit në pellgun e Mesdheut.

Presidenti vlerësoi përkushtimin e Princit Albert II dhe angazhimin e tij serioz në fushën e biodiversitetit dhe mbrojtjen e ambientit duke e ftuar për të vizituar Shqipërinë e në veçanti zonën e Sazan-Karaburunit, ku synohet realizimi i një projekti të rëndësishëm mjedisor.

Princi Alberti II e pranoi me kënaqësi këtë ftesë dhe shprehu angazhimin e tij për një bashkëpunim më të ngushtë midis dy vendeve.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Trump apo Harris? Ja çfarë parashikon sondazhi i fundit për dy kandidatët në SHBA

Trump apo Harris? Ja çfarë parashikon sondazhi i fundit për dy kandidatët në SHBA