Meta takohet me Vlahutin: Duhet
dakortësi në Komisionin e posaçëm
Krytari i Kuvendit, Ilir Meta ka bërë apel që palët politike duhet të gjejnë konsensus në mbledhjen që do të mbahet nesër në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi.
Krytari i Kuvendit, Ilir Meta ka bërë apel që palët politike duhet të gjejnë konsensus në mbledhjen që do të mbahet nesër në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi.
Gjatë një takimi me Ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, Meta ka theksuar se realizimi me sukses i këtij procesi është një kontribut madhor për hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.
Meta theksoi se është përgjegjësi e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, e të gjitha forcave politike, që në këtë frymë të ndërveprojnë dhe ndërtojnë konsensusin e domosdoshëm përmes gjithëpërfshirjes, me synimin e vetëm kurorëzimin me sukses të saj, në funksion të interesit më të lartë publik, rritjes së besimit te drejtësia dhe institucionet publike, si dhe luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm të ekspertëve të EURALIUS-it, OPDAT-it dhe shqiptarë për kontributin dhe ecurinë e deritanishme të këtij proçesi dhe theksoi se fryma e rekomandimeve të Komisionit të Venecias në vlerësimet e Raportit të Ndërmjetëm duhet të mbizotërojë dhe udhëheqë palët deri në përmbylljen e suksesshme të këtij proçesi madhor dhe historik.
Nga ana tjetër, ai shprehu vlerësimin e tij të lartë për angazhimin dhe kontributin e Bashkimit Evropian, vendeve anëtare, ambasadorëve dhe përfaqësuesve të tyre në Tiranë dhe në veçanti të Ambasadores Vlahutin, për mbështetjen maksimale që i kanë dhënë procesit për hartimin e kësaj reforme me interes jetik për qytetarët dhe vendin, për rritur besimin tek një sistem drejtësie i pavarur, profesional dhe me integritet të lartë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48%
-
S'kam mendim
4.2%
Vota total: 10552
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stafi i Harris: Trump po përgatitet ta shpallë herët fitoren, pa dalë rezultati, por nuk do mbetet pa përgjigje!
6 Nëntor, 00:16
-
Sondazhi i ‘Edison Research’: Tre të katërtat e votuesve thonë se demokracia është nën kërcënim! Ja temat që shqetësojnë mbështetësit e Harris dhe Trump
6 Nëntor, 00:01
-
Pas ankesës së Trump, policia e Filadelfias: Nuk ka probleme në votime
5 Nëntor, 23:42
-
ZV/Presidentja Harris nuk i ndal telefonatat, numër i madh i grave në votime! Burime për mediat: Numra mbresëlënës, Kamala ka përgatitur fjalimin!
5 Nëntor, 23:41
-
Zgjedhjet në SHBA/ Exit poll i CNN, 43% e votuesve të pakënaqur me vendin, 29% të zemëruar
5 Nëntor, 23:36
-
Zgjedhjet në SHBA/ Trump: Po behen hile në Pensilvani dhe Filadelfia
5 Nëntor, 23:28
-
CNN: Ndihmësit e Trump shprehen se po përgatitet të flasë që sonte, i zemëruar pse fituesi nuk shpallet herët
5 Nëntor, 23:23
-
Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump
5 Nëntor, 23:15
-
Champions League/ Milan fut në krizë Realin, e mposht 1-3 në ‘Bernabeu’! Sporting turpëron me katër gola Cityn, Zhegrova ndal Juven! Liverpool është ‘ok’
5 Nëntor, 22:59
-
Zgjedhjet në SHBA, voton manjati i teknologjisë, Elon Musk
5 Nëntor, 22:57
-
Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Si ka ndryshuar rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju
5 Nëntor, 22:55
-
Trump u ndalon gazetarëve hyrjen në festën që ka organizuar në Florida
5 Nëntor, 22:43