TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili ndodhet në Shqipëri. Kreu i shtetit ka publikuar në faqen e tij në Facebook një foto nga takimi në Presidencë, ndërsa thotë se e uroi Kurtin për suksesin në zgjedhje.
"Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.
Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen" shkruan Meta.
Kreu i Vetëvendosjes ka takuar edhe Sali Berishën. Ish-kryeministri ka publikuar fotot, ndërsa ka zbardhur edhe bisedën me Kurtin në zyrën e tij.
Takimi i Albin Kurtit me Berishen
"Takim me kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe kryetarin e Levizja Vetevendosja, zotin Albin Kurti!
Te dashur miq, sot prita ne nje takim kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe Kryetarin e Levizjes Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjte Liburn Aliu, deputet i kesaj partie dhe Arber Zaimi keshilltar i kryetarit te LVV.
Ne kete takim i shpreha dhe njehere zotit Kurti urimet e perzemerta per fitoren e tij dhe Levizjes Vetevendosja ne zgjedhjet e fundit paralamentare ne Kosove duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetaret e Kosoves me voten e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin per udheheqjen e vendit ne rrugen e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike.
Ne kete takim diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne rajon dhe bashkepunimin midis Shqiperise dhe Kosoves ne interesin me te mire te dy vendeve dhe te kombit tone si dhe bashkepunimit rajonal. Takimi ishte i hapur dhe miqesor!" shkruan Berisha.
Albin Kurti gjatë vizitës në Shqipëri zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Vetëvendosje doli forcë e parë nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, ndërsa vijon bisedimet me LDK-në për koalicionin qeverisës.
kur shikon lëvizjet e Kurtit të vjen ndërmend ajo shprehja»» të gjithë derrat nji turi kan»Këto lëvizje tregojn se VV do të marr pjes në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri,,politik,,,,,
PërgjigjuTi RRUASH TOPET HASHIM THAÇIT LEGJENDAR O Albin By**Dhjeri !!!! Shko tako KRRIMINELËT dhe GJAKPRISHURIT e SHQIPËRISË !!!! BRAVO Albin Qumështori që hiqesh si "Atdhetar" , por je Një MASHTRUES ORDINER , sepse ata që po takon ti , i kanë bërë NJË MIJË E NJË të ZEZA SHQIPËRISË , deri në TRADHËTI !!!!! SHITËN TOKA , TERRITORE dhe DETE tek ARMIQTË tanë !!!
PërgjigjuAlbin ke taku kriminelin Berish?
PërgjigjuO Albin te vije turp te takosh Salihoviq kriminelin
Përgjigju