Meta takon ambasadoren Jiang Yu:
Kina partner i rëndësishëm për ne

Meta takon ambasadoren Jiang Yu:<br />Kina partner i rëndësishëm për ne
TIRANË - Kreu i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadoren e re të Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu, të cilës i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e saj të re.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kinës si dhe miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe vullnetin e palës kineze për t’i forcuar ato më tej.

Më tej Meta vuri në dukje se Kina përfaqëson një partner të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin tonë dhe në këtë drejtim, miqësia tradicionale mes dy popujve duhet përkthyer në projekte investimesh konkrete ekonomike e tregtare.

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Shqipëri dhe vlerësoi progresin e bërë në intensifikimin e marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve.

Ambasadorja Jiang Yu theksoi se Kina dëshiron të jetë pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe shprehu gjithashtu vullnetin për të thelluar më tej shkëmbimet miqësore dhe ato ndërparlamentare e qeveritare, si prioritete të mandatit të saj diplomatik në vendin tonë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve