Meta takon Asgarov: Të forcojmë
bashkëpunimin ekonomik e tregtar 

Meta takon Asgarov: Të forcojmë<br />bashkëpunimin ekonomik e tregtar 
Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta priti Zv. Kryetarin e Parë të Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit Ziyafat Asgarov në një takim dypalësh ku theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë e Azerbajxhanit mes dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit Meta i uroi mirëseardhjen Asgarov dhe delegacionit parlamentar të Azerbajxhanit në Tiranë dhe vlerësoi intensifikimin gjatë viteve të fundit të bashkëpunimit politik mes dy vendeve. Në këtë kuadër, Meta u shpreh se mirëpriten shkëmbime të tjera të nivelit të lartë si dhe rritja e përfaqësimit diplomatik në të dy vendet.

Duke ndarë bindjen e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, Meta dhe Asgarov nënvizuan rëndësinë e realizimit me sukses të projektit TAP, si një projekt me rëndësi strategjike për të dy vendet dhe për gjithë Evropën. Në këtë kontekst, Meta vuri në dukje se shtrirja e rrjetit të gazifikimit të Shqipërisë si dhe zgjerimi përmes IAP i korridorit transadriatik pas përfundimit të TAP, do t’i shërbejë të gjithë rajonit të Ballkanit.

Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Nagorno-Karabakh, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se Shqipëria mbështet zgjidhjen e konfliktit në formatin e Grupit të Minskut dhe vazhdimin e dialogut për një zgjidhje paqësore, duke shmangur përdorimin e dhunës.

“Republika e Shqipërisë – u shpreh Meta - ndan qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare se Nagorno-Karabakh është pjesë integrale e Republikës së Azerbajxhanit dhe se konfliktet e panevojshme nuk i shërbejnë asnjë populli në rajonin e Kaukazit”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv