TIRANE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI-së në njësinë Bashkiake nr. 8 në Tiranë zhvilloi një takim me banorët në këtë njësi. Meta deklaroi se LSI-a ka ardhur në jetën politike për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis të gjitha forcave politike për interesin e vendit, për interesin e integrimit, për interesin e të gjithë qytetarëve.
“Përmes këtij koalicioni të ndihmojë një rotacion të sigurtë, i cili do të çlirojë energji pozitive dhe që do ta vërë në punë Shqipërinë, sepse sot shqipëria ka nevojë të vihet në punë, shqiptarët ka nevojë për punësim”,-tha Meta.
Meta siguroi të gjithë banorët e Njësisë nr. 8 në Tiranë se do t’i japë fund ankthit të legalizimeve”.
“Unë dua t’ju siguroj për vendosmërinë e LSI-së për të zgjidhur menjëherë brenda pak muajve në qeverisjen e ardhshme, çvështjen e legalizimeve dhe për t’ju dhënë të gjithëve, tapitë dhe çertifikatat e pronësisë në duar”,-theksoi ai.
Meta tha se e veçanta e programit të LSI-së është se të gjitha politikat që nga ajo arsimore, që nga politikat e taksave vihet në funksion të rritjes së punësimit.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com