TIRANE- Përgatitja e progres-raportit të Komisionit Europian, ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe zhvillimet e fundit politike në vend, kanë qenë në fokus të takimit që kreu i Kuvendit Ilir Meta zhvillo me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin të KE, Christian Danielsson.
Meta në fjalën e tij vlerësoi përkushtimin e KE-së ndaj procesit të zgjerimit dhe veçanërisht ndaj Shqipërisë, duke shprehur besimin se progres-raporti i ardhshëm i Komisionit do të reflektojë punën e madhe që është bërë gjatë këtij viti në drejtim të përmbushjes së prioriteteve të axhendës evropiane.
Kreu i Kuvendit theksoi se institucioni që ai drejton është përqendruar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet e pavarura, me shoqërinë civile dhe me grupet e interesit, në funksion të rritjes së rolit të tij mbikëqyrës dhe të avancimit të axhendës parlamentare përmes parimit të gjithëpërfshirës.
Gjatë takimit, Meta dhe Danielsson diskutuan gjithashtu mbi axhendën e reformave të nisura me fokus në reformën administrative e territoriale dhe reformën në fushën e drejtësisë, duke ndarë bindjen e përbashkët për nevojshmërinë e avancimit të këtyre reformave të rëndësishme për vendin përmes pjesëmarrjes aktive të të gjithë palëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Bashkimit Evropian.
Në përfundim Kryetari i Kuvendit Meta theksoi rëndësinë e ndarjes së politikës nga drejtësia dhe shprehu vullnetin e maxhorancës për të punuar së bashku me opozitën dhe me faktorët e tjerë të shoqërisë në funksion të zgjidhjeve efikase që kërkon zhvillimi ekonomik dhe perspektiva evropiane e Shqipërisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com