KUVAJT - Kreu i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Kuvajt është pritur nga Emiri Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah.
Emiri i Kuvajtit dhe Kreu i Kuvendit,Ilir Meta gjatë takimit kanë rënë dakord për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht përmes projekteve të Fondit Kuvajtian për Zhvillim, duke vlerësuar në përfundim edhe punën e Ambasadave dhe të Ambasadorëve në të dy vendet.
Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah, i cili shoqërohej nga Princi i Kurorës, Sheikh Nawaf Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, i shprehu Metës ndjenjat më të ngrohta vëllazërore për popullin shqiptar, duke theksuar njëkohësisht mirënjohjen e thellë të popullit kuvajtian për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë gjatë ditëve të vështira të luftës së Kuvajtit.
Kreu i Kuvendit Meta theksoi gjatë takimit se Shqipëria dhe shqiptarët janë mirënjohës ndaj Kuvajtit për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat, veçanërisht në drejtim të njohjes së Kosovës.
Më tej Meta i ka ripërsëritur Emirit të Shtetit të Kuvajtit ftesën për të vizituar Shqipërinë në një kohë të përshtatshme, ftesë e cila u prit me kënaqësi. Në këtë kuadër Emiri i Kuvajtit e siguroi Kryetarin e Kuvendit se do të vizitojë Shqipërinë në një kohë të përshtatshme dhe përcolli përshëndetjet më të ngrohta për Presidentin e Republikës dhe shqiptarët.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com