Meta takon Haradinajn: Zgjedhjet
e lira për stabilitetin e Ballkanit

Meta takon Haradinajn: Zgjedhjet<br />e lira për stabilitetin e Ballkanit
Pas lirimit nga drejtësia franceze, Ramush Haradinaj ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta.
 
Haradinaj e uroi Metën për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.
 
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga Kuvendi, Meta shprehu kënaqësinë për rikthimin dinjitoz e të merituar të Haradinaj në Kosovë dhe vlerësoi përkushtimin e tij personal, si dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj zhvillimit demokratik dhe institucional të Kosovës.
 
Meta dhe Haradinaj diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e në Shqipëri duke ndarë bindjen e përbashkët se realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimi i demokracisë, i sundimit të ligjit dhe zhvillimi ekonomik i të dy vendeve i shërben perspektivës evropiane të qytetarëve tanë si dhe stabilitetit afatgjatë të gjithë Ballkanit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi