Meta takon Hoffmann: Marrëdhëniet
dypalëshe u intensifikuan në 3 vite

Meta takon Hoffmann: Marrëdhëniet<br />dypalëshe u intensifikuan në 3 vite
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në takim lamtumire Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Hellmutt Hoffmann të cilin e falënderoi për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë 3 viteve të fundit.

Meta u shpreh se shqiptarët i kushtojnë shumë vëmendje rritjes së cilësisë së bashkëpunimit me Gjermaninë, dhe në këtë drejtim të gjithë institucionet shqiptare duhet të reflektojnë rëndësinë dhe potencialin e këtyre marrëdhënieve në aktivitetin e tyre.

Hoffmann vlerësoi ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe vuri në dukje se shërbimi diplomatik në Tiranë ka qenë një kënaqësi e veçantë.

Gjithashtu Ambasadori Hoffmann bëri një vlerësim të veçantë për kontributin e Meta në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, veçanërisht në funksion të forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin