SHKUP - Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Maqedoni, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit sot në Shkup nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Meta dhe Presidenti i Maqedonisë, Ivanov biseduan mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe vunë në dukje se rritja e shkëmbimeve dhe forcimi i bashkëpunimit cilësor mes dy vendeve fqinje i shërben avancimit të projekteve konkrete të përbashkëta me interes të madh reciprok.
Presidenti Ivanov nënvizoi rëndësinë e afrimit mes dy vendeve dhe dy popujve përmes forcimit të lidhjeve infrastrukturore.
Në këtë drejtim, duke vënë në dukje rëndësinë e avancimit me projektin strategjik hekurudhor mes dy vendeve, Kryetari Meta dhe Presidenti Ivanov ndanë bindjen e përbashkët se përforcimi i ndërlidhjeve infrastrukturore dhe energjetike në të dy anët e kufirit do t'i shërbejë rritjes së shkëmbimeve tregtare e kulturore mes dy vendeve dhe dy popujve.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Presidenti Ivanov theksuan se në emër të së ardhmes së përbashkët evropiane dhe duke vlerësuar rëndësinë e harmonisë ndëretnike dhe ndërfetare në rajon, dy vendet duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në avancimin e procesit të integrimit evropian, duke e ngritur bashkëpunimin dypalësh dhe atë rajonal në një nivel edhe më të lartë.
Në përfundim, Meta shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe nënvizoi se e ardhmja e të gjitha vendeve të rajonit gjendet në integrimin e plotë brenda strukturave euro-atlantike.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
27%
-
Jo
64.5%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur
9 Tetor, 12:10
-
Nuk ndalen debatet te Hetimori i Shëndetësisë! Vokshi akuza Ndrecës: Më nxorre Gardën për të më penguar, nuk bëhesh dot kryetari
9 Tetor, 12:09
-
Gazetarët investigativë nga Shqipëria dhe Maqedonia po hetojnë së bashku për herë të parë krimin ndërkufitar dhe korrupsionin
9 Tetor, 12:02
-
Simone Inzaghi e Javier Zanetti thirren në Prokurori, u kapën në përgjime me ultrasit e Interit! Do dëgjohen edhe futbollistë, mes tyre kapiteni i Milanit
9 Tetor, 11:52
-
Kek me hurma nga zonja Albana
9 Tetor, 11:47
-
DEBATET/ Ndreca shpërthen ndaj Vokshit: Keni vrarë 4 veta në Bulevard e 28 të tjerë në Gërdec
9 Tetor, 11:47
-
Përplasja verbale në komisionin hetimor! Vokshi: Do ta shohim rrogën! Ilir Metaj: Qetësohu se je grua! Sekretaria merrni ambulancën
9 Tetor, 11:41
-
Lakër e stufuar nga zonja Albana
9 Tetor, 11:40
-
Prezantohet drejtuesja e re e IdentiTek, ministri Hoxha: Prioritet projekti "Identiteti Digjital për Shtetasit Shqiptar"
9 Tetor, 11:38
-
Debat i ashpër te Hetimori i Shëndetësisë, Vokshi: Garda nxirr dëshmitarin jashtë! Ndreca: Nuk është komision yt, po e marr në pyetje
9 Tetor, 11:34
-
Proda firmos tjetër lëvizje, Dhimitraq Ziu ikën nga Dibra në krye të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit
9 Tetor, 11:32
-
Krepa në furrë të mbushura me kimë kremviçeje dhe beshamel nga zonja Albana
9 Tetor, 11:29