Meta takon Kardinal Troshanin:
Mbështetje misionit tuaj për paqe

Meta takon Kardinal Troshanin:<br />Mbështetje misionit tuaj për paqe
Presidenti Meta priti sot në një takim Kardinalin Ernest Simoni (Troshani).
 
Gjatë bisedës Meta e uroi Kardinal Simonin për përmbushjen me sukses të misionit papnor si i dërguar i jashtëzakonshëm dhe kryesues i liturgjisë së shenjtë në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.
 
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë dhe shprehu sërish mirënjohjen për urimin e Papa Françeskut me rastin e zgjedhjes së tij President.
 
Duke u ndalur veçanërisht në rolin e posaçëm të Kardinalit Simon për forcimin e besimit, paqes, vëllazërisë, begatisë e dashurisë mes shqiptarëve, Meta e siguroi për mbështetjen në misionin e tij të shenjtë në shërbim të Zotit dhe të kombit shqiptar.

[gallery]23789[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar