Meta takon kryetaren e Preshevës:
Projekte me bashkitë e Shqipërisë

Meta takon kryetaren e Preshevës:<br />Projekte me bashkitë e Shqipërisë
Pas takimit dje me Kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar të Luginës së Preshevës Jonuz Musliu, Presidenti Ilir Meta sot ka pritur në një takim Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
 
Presidenti vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës në përgjithësi.
 
Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes bashkive të ndryshme të Shqipërisë me Komunën e Preshevës dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me jetën kulturore, arsimore, sportive, si dhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.
 
Ndër të tjera Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore në interes të garantimit të së drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
 
Ndërsa Ardita Sinani i uroi Zotit Meta suksese në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë