Meta takon Yazdgerdi: Të fokusuar
në avancimin e axhendës eurpoiane
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Drejtorin për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore të Departamentit amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi.
TIRANE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Drejtorin për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore të Departamentit amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta pasi i uroi suksese në detyrën e re, i shprehu Yazdgerdi mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA në procesin e integrimit evropian, në NATO dhe në forcimin e parametrave demokratikë të vendit dhe të rajonit.
Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, Meta theksoi se Kuvendi është i fokusuar në avancimin e prioriteteve që kërkon axhenda evropiane dhe do t’a mbështesë qeverinë në axhendën e reformave që janë ndërmarrë. Në këtë drejtim, u nënvizua rëndësia e pjesëmarrjes, transparencës dhe gjithëpërfshirjes të të gjithë aktorëve në mbarëvajtjen e aktivitetit parlamentar të vendit.
Drejtori i Departamentit të Shtetit për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore Thomas Yazdgerdi shprehu mirënjohjen e SHBA për rolin gjithnjë aktiv dhe konstruktiv të Shqipërisë si në NATO ashtu edhe në rajon, dhe theksoi se mbështetja amerikane për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë do të jetë e pakursyer.
Meta dhe Yazdgerdi ndanë bindjen e përbashkët se niveli i shkëmbimeve politike dhe parlamentare mes dy vendeve reflekton dinamikën e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe SHBA, forcimi i të cilave i shërben stabilitetit dhe sigurisë të të gjithë rajonit të Ballkanit.
Meta vlerësoi rolin e rëndësishëm të SHBA në rajon dhe vuri në dukje se Shqipëria, si një vend me peshë të veçantë dhe me marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët e saj, inkurajon forcimin e ndërlidhjes infrastrukturore, energjitike dhe ekonomike mes të gjithë vendeve të Evropës Jug-Lindore. Në këtë kuadër u vlerësua Projekti TAP si i rëndësisë strategjike për sigurinë energjitike të të gjithë Evropës si dhe ndërtimi i korridoreve të rëndësishme brenda rajonit të Evropës Jug-Lindore.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9693
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49