Meta takon presidentin turk,Erdogan:
Bashkëpunimi mes vendeve në rritje
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti sot Presidentin e Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe delegacionin e nivelit të lartë që e shoqëron gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.
TIRANË - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti sot Presidentin e Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe delegacionin e nivelit të lartë që e shoqëron gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.
Kryetari i Kuvendit Meta i uroi mirëseardhjen Presidentit të Turqisë Erdogan në Shqipëri dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve si dhe miqësinë vëllazërore që ekziston mes dy popujve. Në këtë drejtim, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë si në rajon, ashtu edhe në kuadër të NATO-s, ku të dy vendet mike ushtrojnë peshën e tyre në interes të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
Kryetari i Kuvendit e cilësoi vizitën e Presidentit të Turqisë në vendin tonë si tepër të rëndësishme për raportet bilaterale, vizitë e cila nderon popullin shqiptar dhe reflekton cilësinë shumë të lartë të shkëmbimeve politike që ekzistojnë mes dy vendeve. Në këtë kuadër Meta vuri në dukje bashkëpunimin gjithnjë në rritje mes dy parlamenteve si në nivel kryetarësh, ashtu edhe përmes grupeve të miqësisë dhe komisioneve të ndryshme parlamentare.
Presidenti i Republikës së Turqisë z. Recep Tayyip Erdogan vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Turqisë dhe Shqipërisë duke vënë në dukje vullnetin e palës turke për forcimin dhe vitalizimin e tyre përmes zgjerimit të platformës multidimensionale të bashkëpunimit dypalësh, rajonal dhe atij shumëpalësh.
Presidenti Erdoğan theksoi se Turqia është e gatshme të ofrojë eksperiencën e saj në të gjitha fushat e bashkëpunimit si përmes qeverisë, parlamentit, ashtu edhe përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA), e cila do e mbështesë përmirësimin e infrastrukturës së funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetari Meta dhe Presidenti Erdogan ndanë bindjen në përfundim se të dy qeveritë duhet t’a thellojnë partneritetin dhe bashkëpunimin e tyre ekonomik përmes intensifikimit të shkëmbimeve tregtare dhe rritjes së prezencës së investimeve turke në rajon, të cilat hapin mundësi domethënëse punësimi dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në fushat e energjisë, shëndetësisë, agro-përpunimit dhe infrastrukturës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
47.3%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2938
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
89-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Begaj: Krenarë për vendin që ka zënë në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore
28 Janar, 08:44
-
Bill Gates kundër Elon Musk: Përqafim paranojak i së djathtës ekstreme! Sjellja e tij një 'çmenduri'
28 Janar, 08:37
-
Nën hetim për trafik ndërkombëtar kokaine, arrestohet Radja Nainggolan
28 Janar, 08:37
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Mbërrin në Shqipëri trupi i Kryepeshkopit Anastas, qindra besimtarë i japin lamtumirën në Kakavijë! Nga sot dy ditë homazhe në Katedralen e Tiranës
28 Janar, 08:15
-
Makinat përplasen me njëra-tjetrën në Levan- Tepelenë, 2 të plagosur
28 Janar, 08:03
-
Trump hakmerret, shkarkon zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë të përfshirë në hetimet penale ndaj tij
28 Janar, 07:40
-
'Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe', Orban dhe Le Pen planifikojnë një miting në Madrid sipas modelit të Trump
28 Janar, 07:37
-
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock zhvillon bisedën e parë telefonike me homologun Rubio: Duam të punojmë ngushtë me administratën e re amerikane
28 Janar, 07:31
-
Vajza e presidentit kolumbian i kthehet Trumpit: Për çdo deportim, do të kthejmë një Gringo që vjen në vendin tim për seks
28 Janar, 07:26
-
Superliga/ Nga porta në sulm, ky është 'Formacioni më i mirë' për vitin 2024
28 Janar, 07:22
-
Marrëveshja me Italinë/ Anija 'Cassiopea' sjell 49 emigrantë të paligjshëm në Shëngjin (VIDEO)
28 Janar, 07:20