Meta takon Vershbow të NATO-s:Të
forcojmë koordinimin mes anëtarëve

Meta takon Vershbow të NATO-s:Të<br />forcojmë koordinimin mes anëtarëve
Në kuadër të Sesionit Plenar të Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta priti Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Alexander Vershbow ku deklaruan se, duhet një forcim i koordinimit mes anëtarëve në shërbim të një vizioni sa më të qartë për të ardhmen trans-atlantike dhe për përqasjen ndaj rajoneve në kufijtë e Aleancës.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e falënderoi Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s  Alexander Vershbow për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të NATO-s si dhe për mbështetjen e vazhdueshme, duke vënë në dukje se mbajtja e këtij sesioni pranveror në Tiranë ishte një mesazh i mirë për rajonin dhe për vetë Aleancën, e cila përballet me sfida të mëdha pranë kufijve të saj.

Zv. Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Alexander Vershbow shprehu vlerësimin për organizimin e shkëlqyer të Asamblesë Parlamentare të NATO-s nga Kuvendi i Shqipërisë dhe theksoi se NATO e vlerëson kontributin e Shqipërisë në të gjitha operacionet e Aleancës. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi