Në përmbyllje të vizitës zyrtare në Shtetin e Kuvajtit, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u takua me zv/Kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit Sheikh Sabah Khalid Al-Hamad Al-Sabah.
Sheikh Sabah u shpreh se rajoni i Evropës Juglindore përfaqëson një zonë të rëndësishme dhe se Shqipëria si vend mik në këtë kuadër, ka një domethënie të veçantë për Kuvajtin.
Gjatë takimit Meta dhe Sheikh Sabah ndanë bindjen se Komisioni i Përbashkët mes dy qeverive që do të mbahet brenda këtij viti, do t'i japë një shtysë të re intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve si dhe do të forcojë perspektiven e marrëdhënieve afatgjata dypalëshe.
Më tej Meta është shprehur se investimet kuvajtiane janë të mirëpritura në Shqipëri dhe në rajon, duke theksuar se Kuvendi i Shqipërisë e mbështet Qeverinë në implementimin e masave lehtësuese për biznesin kuvajtian si në drejtim të plotësimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor, ashtu edhe në drejtim të lehtësimit të regjimit të vizave.
Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ministri i Punëve të Jashtme Sabah diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në të dy rajonet.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com