TIRANË, 28 Qershor/ATSH-Almarina Gegvataj/-Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi mbrëmjne e të shtunës se "për në shqiptarët dielli lind nga perëndimi". I pranishëm në ceremoninë festive të organizuar nga qeveria në Pallatin e Brigadave, Meta tha se do të jetë e vështirë, por jo e pamundur që të bëhemi pjesë e BE.
Ai shtoi se natyrisht që kemi hyrë në një fazë të re të kërkesave më të larta të standardeve më të larta që do të thotë, një dyfishim i përpjekjeve nga të gjithë aktorët në vend në mënyrë që të mos vohemi për të arritur drejtë desdtinacionit tonë kryesor, anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
"Ndaj do të apeloja për një bashkëpunim më të ngushtë për të fituar kohën, për të ecur më shpejt, drejt realizmit drejt një sfide madhore, për tu anëtarësuar në BE. Dje ishte një hap dhe mesazh i mënçur nga përfaqësuesi i mazhorancës duke marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga opozitës për Reformën Territoriale. Besoj se në këtë mënyrë të përgjigjet edhe opozita në të ardhmen".
Kryeparlamentari u shpreh se ajo çfarë në duhet më shumë në këto moment është urtësia dhe bashkëpunimi në mënyrë që ne t'i shprehim energjitë pozitive, t'i çojmë ato në drejtimin e duhur, atë të Shqipërisë plotësisht Evropiane./a.g/
/Shqiptarja.com