TIRANË, 27 Qershor /ATSH- I. Vata/- Kryetai i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë homazhe ditën e premte pranë trupit të të ndierit, Artan Santo, ku dha dhe një prononcim për mediat, duke vlerësuar lart kontributin e tij, duke e konsideruar si pioner të sitemit bankar modern.
Meta  tha se "Artan Santo ishte një pionier i modernizimit të sistemit bankar në vendit tonë, një prej njohësve me të mirë të ekonomisë dhe natyrisht në këtë ditë trishtimi, duke shprehur dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe kolegvee të tij, njëkohësisht nuk mundet të mos reshtim se kërkuari vënien para drejtësisë të ekzekutuesve dhe të atyre që  urdhëruan ekzekutimin e tij. Sepse, kjo është një dorë mizore që duhet ndalur, jo vetëm për hirë të drejtësisë, por dhe për t'i dhënë sigurinë dhe qetësinë e merituar gjithë qytetarëve të shoqërisë tonë". /a.ke/