Meta thumbon Ramën: Për faulla ma merr, por në 3-pikësh jam i paparë! Në not nuk matem dot me Berishën

Meta thumbon Ramën: Për faulla ma merr, por në 3-pikësh jam i paparë! Në not nuk matem dot me Berishën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një emision sportiv për ”Top Albania Radio” me humor ka folur për përballje në basketboll e not me disa prej politikanëve më të rëndësishëm në vend. Sa për basketbollin, Meta ka theksuar se Rama ia merr për faulla, por ka garantuar se është i paparë në 3-pikësh dhe e mposht. Madje ai e sfidon kryeministrin nën praninë e kamerave, duke mos pasur merak fare për arbitrin.

Sa i përket një gare noti me Berishën, Meta duket se në këtë sport nuk e konkurron dot ish-kryeministrin. Ai thekson se vendi i parë është i paprekshëm, dhe do garonte për vend të dytë.

PJESË NGA INTERVISTA E PRESIDENTIT ILIR META

Gazetari: President për t’ju ngacmuar pak, në qoftë se do t’ju zbrisnim nga mali në det e t’ju fusnim në një garë me rekordmenin e notit Sali Berisha, kush do të fitonte nga ju të dy?

Presidenti Meta: Absolutisht vendi i parë është i paprekshëm, absolutisht. Do të luftoja për vendin e dytë.

Gazetari: Po me basketbollin si i keni marrëdhëniet Zoti President?

Presidenti Meta: Për basketbollin kur të dëshironi për 3-pikësh jam i paparë.

Gazetari: Menduam si një organizator i mirë për të futur skuadrën në lojë.

Presidenti Meta: Edhe si organizator, por për 3-pikësh jam i paparë, kur të dëshironi me kamera.

Gazetari: Ne njohim një tjetër që është i mirë për këto personalet, por nuk di nëse do ta bënit një sfidë bashkë me kosha?

Presidenti Meta: Për faulla ma merr ai, por për 3-pikësh jam i sigurt që fitoj.

Gazetari: Ndoshta dhe me mik me arbitrin ai tjetri.

Presidenti Meta: Nuk ka problem fare.

Gazetari: Po shohim që kohët e fundit shumë sportistë po afrohen tek politika, është mirë kjo gjë, do t’i bëjë mirë politikës, që sportistët të vijnë, a duhet t’i besojmë ne këtyre sportistëve, të paktën se çfarë na kanë treguar në këto 30 vite, ish-sportistë që merren me politikë? A mos është kjo dëshpëruese që shumë vet e shikojnë të ardhmen vetëm nëpërmjet tranpolinës së politikës duke përfshirë këtu edhe sportistët? Mos i kemi mbyllur shumë rrugët dhe mundësitë sa që duhet të harxhohesh patjetër në politikë që të bëhesh dikush dhe të kesh një të ardhme?

Presidenti Meta: Së pari ju keni një të drejtë. Në tërësi në shohim që angazhimi në politikë, në një vend që është politizuar më shumë se sa duhet dhe që nuk ka asnjë arsye për të ndodhur kjo, ka ngelur si një rrugë eskluzive për të arritur diçka, futja në politikë. Kjo mendoj që është tërësisht e gabuar për njerëz të cilët kanë një pasion dhe talent e që mund të japin për shoqërinë shumë më tepër se sa në politikë.Megjithatë fakti që sportistë, ish-sportistë apo përfaqësues të botës së kulturës mund të angazhohen në një moment të caktuar në politikë, nuk ka asgjë shqetësuese në rast se ata e ndiejnë që mund të kontribuojnë në këtë drejtim.E rëndësishme është që njerëzit të udhëhiqen nga dëshira për të kontribuar në interes publik dhe jo thjesht për të realizuar disa objektiva të tyre përmes angazhimit politik, pasi kjo nuk do të ishte e shëndetshme dhe nuk e ndihmon as vet politikën, por mund të dëmtojë edhe personalitetin e tyre.Mund të kesh qenë një sportist shumë i mirë, shumë i dashur nga të gjithë, por në momentin e angazhimit tënd në politikë e zvogëlon veten, në drejtim të ndjekjes së disa interesave të caktuara që nuk e ndihmojnë politikën të jetë garante ndaj interesave publike. Atëherë kjo ta dëmton dhe reputacionin si ish-sportist, apo si ish-artist.Kjo varet edhe nga motivimi i personave të caktuar.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Metmuti?: 19/12/2020 18:32

    Ne tre hapsh mer ket temin... besoj ta kalon... pyet baxhell Moniken.

    Përgjigju
  • Pjeter: 19/12/2020 10:22

    Po mer Like e dime te gjithe,qe tre pikshat i ke morr gjithmone pa gjujt asnje top.E dime te gjithe qe per zotrine tate, ska asnje rendesi sa gjuan,rendesi ka referti i gjyqtareve,sa pike shenojn,prandaj edhe kesaj radhe nuk e humbe shancin te gajasje opingat e shqiptareve.Nuk ka mundesi te na bjere per pjese me,nje president kaq pusht,do mbahesh mend gjate.

    Përgjigju
  • SHKENCËTAR REXHEP BULE LEKA: 19/12/2020 10:12

    O ilir meta e vërteta që je hajdut e njeri pa skrupull ktë se mohon dot njeri. Edi Rama është BURR shteti jo si ty legen pa byth. Ti Edi Ramës as te maja e noc rrokut nuk i vjen. Ti o ilir je bureci më pis.

    Përgjigju
  • Musa Xhepa spiunonte Jaho Cinin: 19/12/2020 09:36

    Nuk ka patur dhe nuk ka per te patur president te Shqiperise me legen dhe me hajdut se Ilir Meta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë