Meta tur takimesh për anëtarët e LSI:
Me Vasilin, rezultatet e ëndërruara

Meta tur takimesh për anëtarët e LSI:<br />Me Vasilin, rezultatet e ëndërruara
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta pas largimit nga posti i kryetarit të LSI përmes një video-mesazhi shprehet se do të ndërmarrë një tur për të falenderuar të gjithë anëtarët e LSI për mbështetjen ndaj tij.
 
Meta shprehet se LSI me Petrit Vasilin kryetar do të arrijë rezultatet që të gjithë kanë ëndërruar.
 
"Dua të falenderoj të gjithë delegatët e Konventës të LSI për mirënjohjen dhe kontributin.
 
Dua të falenderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhanë zgjedhjes së kryetarit të LSI, Petrit Vasilit, me të cilin jam i bindur që LSI do të arrijë ato rezultate që kemi ëndërruar prej kohësh së bashku.
 
Ndaj sot dua që të bëj të ditur se tashmë edhe unë si anëtar i thjeshtë deri në 23 korrik do të ndërmarr një tur falenderimi për të shtrënguar dorën me cdo anëtar të LSI, sepse mirënjohja kanë qenë dhe do të jenë dy shtyllat morale të kësaj force politike
" shprehet Meta.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim