TIRANË - Kryetari i LSI-së, Ilir Meta priti sot ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë znj. Carola Müller-Holtkemper me rastin e përfundimit të detyrës së saj në Shqipëri. Pasi i shprehu mirënjohjen për kontributin e saj në shërbim të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, veçanërisht në planin ekonomik, ai mori anasjelltas vlerësimin e saj për rezultatin e qartë në zgjedhje, e uroi për fitoren e koalicionit të majtë si dhe për marrjen e përgjegjësisë së Kryetarit të Kuvendit.
Nga ana e tij, kreu i LSI-së theksoi se “tani është koha për reforma të mëdha ekonomike dhe për t’i dhënë shpresë shpirtit evropian të shqiptarëve, për të siguruar një qeverisje bashkëpunuese dhe konkrete, dhe për t’i dhënë një shtysë të fortë procesit të integrimit evropian me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat në BE brenda këtij viti. Në këtë kontekst, marrëdhëniet me Gjermaninë mbeten prioritet parësor.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com