Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka uruar përmes një letre kryeministrin Italian Enrico Letta për marrjen e detyrës dhe formimin e qeverisë italiane. Meta shprehu besimin aftësitë dhe eksperiencën e z. Letta për gjenerimin e rritjes ekonomike dhe stimulimin e punësimit dhe veçanërisht për të rinjtë.
"Emërimi juaj është dëshmi e përgjegjësive të mëdha që ju janë besuar nga forcat politike, ndërkohë që votëbesimi i parlamentit na jep shpresë se do të keni mundësi të përballeni me sfidat madhore që keni përpara, jo vetëm në të mirë të Italisë, por për mirëqenien e të gjithë Evropës", u shpreh Meta.
Ai gjithashtu shtoi se ndjehen krenarë për partneritetin mes Shqipërisë dhe Italisë. Kryetari i LSI siguroi kryeministrin e ri të Italisë se ky partneritet do të forcohet akoma më shumë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com