Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar kreun e sapozgjedhur të Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli. Meta u ka uruar suksese të gjithë parlamentarëve të rinj të Kosovës në rolin e tyre për forcimin e institucioneve demokratike të vendit.

“Suksese z.Veseli në detyrën e re dhe urime të gjithë parlamentarëve të Kosovës gjatë kësaj legjislature. Kuvendi i Shqipërisë është përkrah Kuvendit të Kosovës në rrugëtimin evropian të përbashkët. Të gatshëm të thellojmë me tej bashkëpunimin tonë. Kuvendi i Kosovës ka rol kyç në forcimin e institucioneve demokratike të vendit”, thekson Meta në mesazhin e tij të urimit.

Ai gjithashtu i ka bërë ftesë homologut të tij Kadri Veseli të vizitojë sa më shpejtë Tiranën. Shqipëria mbështet avancimin e Kosovës drejt së ardhmes europiane pa humbur kohë, thekson në urimin e tij kryeparlamentari shqiptar Ilir Meta. 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)