Meta uron 27-vjetorin e RD:
Shumë suksese e jetë të gjatë

Meta uron 27-vjetorin e RD:<br />Shumë suksese e jetë të gjatë<br>
Presidenti Ilir Meta ka uruar 27 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike, gazetës së parë opozitare në vend pas 45 vitesh diktaturë.

Përmes një mesazhi në Facebook, Meta uron nga Korça daljen në treg të numrit të parë të RD-së, 27 vite më parë. "Sot në 27-vjetorin e gazetës së parë opozitare "Rilindja Demokratike" i uroj nga Korça, shumë suksese e jetë të gjatë", shkruan Meta në Facebook.

RD kremtoi sot mes politikanëve dhe gazetarëve 27-vjetorin e themelimit. Nga e majta, festës iu bashkuan kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj force, Petrit Vasili, ndërsa munguan përfaqësues nga radhët e PS. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj