Meta uron PD-në: Solli pluralizmin
tani ta cojmë Shqipërinë drejt BE

Meta uron PD-në: Solli pluralizmin<br />tani ta cojmë Shqipërinë drejt BE
TIRANE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka uruar sot Partinë Demokratike në 25 vjetorin e themelimit të saj. Ai ka ndarë vlerësimin e tij për PD-në si të parën parti opozitare që i hapi më tej rrugë pluralizmit politik në Shqipëri. Meta thotë se tashmë politikës shqiptare i mbetet detyrë të eci para me reformat që janë të domosdoshme për anëtarësimit e vendit tonë ne BE.

Meta nuk ishte i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të 25-vjetorit të themelimit që PD mbajti në Pallatin e Kongreseve, ku mësohet se ftesa ishte për të gjithë krerët e partive.
 
Urimi i Metës
Themelimi i Partisë Demokratike përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, sepse është e para parti opozitare që i hapi rrugë pluralizmit politik në vend.

Është përgjegjësia e të gjithë klasës politike sot në vend, partive politike dhe shoqërisë shqiptare në tërësi që të ndërmarrim reformat e nevojshme që do të afrojnë më tej Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushur ëndrrën e studentëve të Dhjetorit për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.      

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë