FIER - Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta ka theksuar se punësimi i grave dhe vajzave, kryesisht në biznesin fason, është një element me rëndësi që do të mbahet parasysh nga LSI-ja dhe do jetë pikë e rëndësishme e programit të saj. Për këtë arsye, biznesi fason meriton më shumë mbështetje nga qeveria.
Këtë bindje të tijën, Meta e shprehu gjatë një vizite në një fabrikë këpucësh në Fier. “Për LSI është mjaft e rëndësishme që Shqipëria të vihet në punë dhe në radhë të parë gratë dhe vajzat e Shqipërisë”, - tha ai, - “ prandaj edhe në të ardhmen do të jetë një prioritet i yni jashtëzakonisht i rëndësishëm mbështetje e biznesit fason, që është biznesi më i madh punëdhënës sot në Shqipërisë, sidomos për gratë dhe vajzat”.
“LSI është e bindur se me një mbështetje më të madhe nga ana e shtetit dhe qeverisë së ardhshme jo vetëm do të ruhen vendet e punës, por do të mund të shumëfishohen, duke u zgjeruar këto aktivitete, duke realizuar cikli i plotë i këtyre aktiviteteve në vend dhe në mënyrë në veçantë duke rritur eksportet shqiptare drejt vendeve të tjera dhe në radhë të parë drejt vendeve të BE-së”, theksoi ai. Më tej, lideri i LSI-së shprehu angazhimin për të ndihmuar financiarisht biznesin fason me grante dhe me kredi me norma të ulëta interesi, veçanërisht për ato biznese që shtojnë më shumë vende të reja pune.
Z. Meta bëri me dije se në plani e LSI për punësimin parashikohet subvencionimi i një pjesë të pagës për të gjithë ato gra dhe vajza të cilat fillojnë për herë të parë punën në këtë biznes derisa të arrijnë eksperiencën dhe formimin e duhur profesional në mënyrë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com