Teksa situata brenda koalicionit i është rikthyer normalitetit, kryetari i Kuvendit Ilir Meta në një takim me strukturat e njësive administrative Farkë, Baldushk, Petrelë, Bërzhitë dhe Krrabë ka kërkuar më shumë qetësi dhe jo sherr e konflikt pafund.
 
Meta deklaroi se LSI është një lokomotivë integruese për të gjithë vendin tonë.
 
"LSI është një lokomotivë integruese për të gjithë vendin tonë.
 
Përmes nxitjes së reformave që e çojnë vendin në mënyrë të sigurt drejt anëtarësimit në BE
 
Shqipëria ka nevojë për qetësi, normalitet, arsye, debat, por jo për sherr e konflikt pafund.
 
Njerëzit e shohin LSI-në si një forcë të madhe të stabilitetit, normalitetit të vendit dhe funksionimit të institucioneve
" deklaroi ai.

Pak ditë më parë koalicioni kaloi një moment tensioni që mbyll me shkarkimin e ministrit Manjanit.

dy.b/shqiptarja.com