Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta niset sot për vizitë zyrtare në Shtetin e Kuvajtit me ftesë të homologut të tij Kuvajtian Marzouq Al-Ghanim.

Delegacioni Parlamentar përbehet nga Nënkryetari i Parlamentit, Edmond Spaho, Kreu i Grupit Parlamentar të PS Gramoz Ruçi, Kryetari i Grupit të Miqësisë, Shqipëri-Kuvajt, Shpëtim Idrizi dhe Deputeti i PS, Musa Ulqini, anëtar i grupit të miqësisë.

Meta do të pritet në Parlament nga homologu i tij dhe nga krerët më të lartë të Shtetit të Kuvajtit. Meta shpreh kënaqësinë për këtë vizitë të parë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)