TIRANE - Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta është nisur sot në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të Kryetarit të Taskforcës së Kongresit për Terrorizmin dhe Luftën Jo-Konvencionale. Meta do të marrë pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë, i cili zhvillohet në Kongresin Amerikan.
Gjatë kësaj vizite kreu i Kuvendit do të zhvillojë edhe një sërë takimesh të tjerash.
Meta 30 minuta takim me ambasadorin amerikan Donald Lu
Një ditë para nisjes drejt SHBA-ve, Meta pati një takim me ambasadorin amerikan në vendin tonë Donald Lu në Kryesinë e Kuvendit. Përreth 30 minuta, nën shoqërinë edhe të zëvendësambasadorit të ri amerikan David Muniz, Meta dhe Lu diskutuan në një takim me dyer të mbyllura dhe nuk dhanë asnjë prononcim për mediat.
Më 26 shtator në një prononcim për gazetarët nga Skrapari, Meta tha se nuk ka asnjë ftohje me ndërkobmëtarët. “LSI ka marrëdhënie të shkëlqyer me ndërkombëtarët. Asnjë kandidat i LSI nuk ka pasur asnjë problem që të krijonte shqetësimin më të vogël me ndërkombëtarët. Nuk më është paraqitur asnjë shqetësim për asnjë deputet të LSI nga ndërkombëtarët apo të asnjë ministri”, u shpreh në atë kohë Meta nga ku paralajmëroi edhe vizitën në SHBA.
Forumi ku do të marrë pjesë Meta fokusohet në bashkëpunimin e vendeve anëtarë të NATO-s.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO