Meta vlerëson konsulencën e
BB në financa dhe energjitikë

Meta vlerëson konsulencën e<br />BB në financa dhe energjitikë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua të martën me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore(BB), Patrizio Pagano, të cilin e falenderoi për konsulencën në sektorin e energjisë dhe atë financiar në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi forcimin dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamentit dhe BB-së për të përballuar sa më mirë sfidat e reja në fushën e ekonomisë, shkëmbimit tregtar, energjisë, telekomunikacionit, transportit dhe infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, etj.

Drejtori Pagano e vuri theksin te diagnostifikimi sistematik i vendit, që do të informojë çdo partneritet të ri të vendit dhe do të identifikojë sfidat më të rëndësishme. Gjatë bashkëbisedimit, Meta e njohu Paganon edhe me mbështetjen që po i jepet bujqësisë dhe rëndësisë që ka ky sektor me resurse të mëdha për vendin.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm