TIRANE - Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka votuar sot në orën 13:30 në kopshtin nr.10 pranë Bllokut, pasi u kthyer nga Laçi ku ndodhi vrasja e një simpatizanti të LSI-së dhe u plagosën 3 persona, mes tyre kandidati i PD-së, Mhill Fufi. Meta tha se LSI  është e angazhuar për të mbrojtur çdo votë.

Pas votimit, i pyetur për ngjarjen e Laçit, Meta tha:

“Ngjarja e Laçit është e banditëve të saj, të cilët kanë për ta marrë përgjigjen me votë, sepse shqiptarët janë të vendosur më shumë se asnjëherë tjetër për t’i thënë jo demokracisë, jo dhunës. LSI dhe opozita po koordinohen në mënyrë perfekte kudo që të mbrojnë çdo votë të qytetarëve dhe këto ndodhin sepse Kryeministri nuk diti të largohej me dinjitet, por ai do marrë ndëshkimin e merituar,”- dekaroi Meta.

(arsh/sg/shqiptarja.com)