Meta: Westerwelle ishte
mbështetës i integrimit të Shqipërisë

Meta: Westerwelle ishte<br />mbështetës i integrimit të Shqipërisë
Kryeparlamentari Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle.

Kryetari i Kuvendit vlerëson figurën e Westerwelle si një politikan i dedikuar evropianist dhe një mbështetës i integrimit të Shqipërisë. Meta tha se ndarja e tij nga jeta në një moshë të re, është një lajm i trishtë për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.

“Zoti Westerwelle ishte një politikan i dedikuar evropianist si dhe një mbështetës i integrimit të Shqipërisë. Me z.Westerwelle kam patur kënaqësinë të bashkëpunojmë për liberalizimin e vizave dhe avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Z. Westerwelle ishte një politikan i parimeve me peshë në Gjermani dhe në Evropë. Ndarja e tij në një moshë kaq të re, është një lajm i trishtë për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër”, theksoi kreu i LSI-së.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare