TIRANË - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka bërë publik për herë të parë, se ish-kryeministri Berisha i ka kërkuar të mos dorëhiqet në vitin 2011 për video-regjistrimin me Dritan Priftin. Kryeparlamentari tha sot nga seanca plenare se Berisha i kish thënë që video ishte një montazh dhe për këtë arsye Meta nuk duhet të dorëhiqej nga posti i ministrit të Ekonomisë dhe Energjisë.
Kreu i Kuvendit e bëri këtë deklaratë sot nga foltorja e Kuvendit ndërsa ishte duke i dhënë përgjigje opozitës që kërkon dorëheqjen e tij për çështjen e CEZ-it.
“Më kërkoni dorëheqjen mua se ju ka thënë kryetari i pafajshëm Lulzim Basha? Sepse ka mashtruar gazetarja e BIRN-it? Nuk e kuptoj, mbi çfarë baze, mbi çfarë fakti, mbi çfarë prove. U mësuat keq me dorëheqjet e mia, edhe pse zoti Berisha më ka thënë: Mos jep dorëheqjen se është montazh, unë dhashë dorëheqjen për videon në 2011. Por e dhashë dorëheqjen se kisha konflikt interesi, isha ministër“, tha Meta.
Në atë kohë Meta ishte në aleancë qeverisëse me të djathtën dhe Berisha ishte kryeministër.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha më kërkoi: "Mos u dorëhiq"">