Meta zgjedh Sekretarin e
Përgjithshëm të Presidencës/ Emri

Meta zgjedh Sekretarin e<br />Përgjithshëm të Presidencës/ Emri
Alqi Blloko do të jetë Sekretari i Përgjithshën i Institucionit të Presidentit të Republikës.
 
Lajmi u bë me dije  në zyra e Presidencës ndërsa Blloko është  zyrtari i parë që mësohet se do të punojë në Presidencë, që prej kohës kur Ilir Meta ka marrë detyrën e Kreut të Shtetit.
 
Profili i Alqi Blloko


Alqi Bllako, lindur ne Kolonje me 10 Maj 1987, ka përfunduar studimet e larta prane Universitetit te Neë York-ut Tirane si dhe ka kryer disa studime pas-universitare, Master Shkencor në drejtimin Financë dhe Kontabilitet nga Universiteti i Neë York-ut dhe MBA me drejtim Banke dhe Tregje Finaciare ne bashkepunim me Institutit Kurt Bosch ne Zvicer, diplomuar ne te treja rastet si student i ekselences.

Gjate kesaj periudhe, Z. Bllako eshte vlerësuar më Çmimin e Parë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për punimin e tij “Roli i tatimit mbi të ardhurat të kompanive mbi strukturën e kapitalit: të dhëna mbi ekonominë shqiptare” i konsideruar një kontribut i vyer akademik.

Z.Bllako është vlerësuar nga ekspertët më të mirë akademik në fushën financiare dhe ka dhënë kontributin e tij si Lektor i brendshëm dhe i jashtëm pranë Universitetit të”Neë York”-ut në Tiranë në lëndët: Financa e Korporatave, Financa Ndërkombëtare, Kontabilitet Financiar, si dhe Kontabilitet Drejtimi

Z.Bllako ka patur eksperiencë të drejtpërdrejtë në sektorin privat, ne institucionet publike, ka qene përfaqësues i vendit në Konventa te shumta Ndërkombëtare, si dhe është dalluar edhe për kontributin e tij në shoqërinë civile.

Z.Bllako ka punuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, gjate periudhes Shtator 2013 – Korrik 2017 ku ka iniciuar dhe udhëhequr reforma të rëndësishme administrative dhe politike, duke përballuar me sukses sfidën e rritjes së performancës së kësaj Ministrie dhe duke garantuar rrugën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm të mjedisit shqiptar.

Me firmosjen e marrëveshjes se Parisit, z. Bllako ka shërbyer dhe si autoriteti i deleguar kombetar në marrëdhëniet me Fondin e Klimës, si dhe pike fokale për Konventën e Diversitetit Biologjik, ku ka luajtur dhe rol aktiv pranë organit ndërqeveritar ndihmës të kësaj konvente: Trupi Ndihmës për Këshillat Shkencore, Teknike dhe Teknologjike.

Bllako njeh dhe flet rrjedhshem gjuhet angleze dhe italiane.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë