Meta:Zgjedhje të lira as për opozitën
e as për pozitën, po për qytetarët

Meta:Zgjedhje të lira as për opozitën<br />e as për pozitën, po për qytetarët
TIRANË- Kreu i LSI Ilir Meta ka  vijuar të bëjë thirrje që partitë politike të dialogojnë, pasi sipas tij  çdo lloj destabiliteti, është kosto e madhe për vendin.
 
Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Njësisë numër 1 në Tiranë, Meta u shpreh se zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk bëhen as për opozitën dhe as për pozitën po për qytetarëv që votojnë.
 
 
"Ne duam që zgjedhjet të bëhen të lira, nuk bëhen as për opozitën as për pozitën. Zgjedhjet bëhen për qytetarët shqiptar, janë ata që votojnë, që vendosin. Ato duhet të bëhen në mënyrë më të qetë dhe më demokratike", u shpreh Meta.
 
Kreu i Kuvendit u shpreh gjithashtu se një konflikt i mundshëm politik do të ndikonte në çdo qytetar, familje, dhe  të rinjtë.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ U ekstraduan nga Dubai, pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë

FOTO/ U ekstraduan nga Dubai, pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë