Metallica anulon koncertet, shkak njëri nga anëtarët e grupit

Metallica anulon koncertet, shkak njëri nga anëtarët e grupit

Grupi 'Metallica'

Grupi i famshëm Metallica ka shtyrë turneun e koncerteve në Australi dhe Zelandë pasi një nga anëtarët e grupit, James Hetfield është rikthyer në qendrën e rehabilitimit.

Njoftimin për këtë vendim të papritur e kanë dhënë vetë ata mbrëmjen e kaluar.

 “Siç e dini shumica prej jush, vëllai ynë James ka luftuar me varësinë ndaj drogës prej vitesh. Ai për fat të keq është dashur të rivazhdojë në qendër rehabilitimi në një program trajnimi për shërimin e tij”, ka thënë grupi.

Ata kanë siguruar fansat që sapo gjendja shëndetësore e James të përmirësohet do të vazhdojnë me turneun e tyre dhe biletat do të rikthehen plotësisht.

Ne jemi shumë të mërzitur për këtë, veçanërisht  fansave besnikë që udhëtoni në distanca të largëta për të parë performancat tona”, janë shpreëhur djemtë.

James Hetfield po lufton prej kohësh me varësinë e tij ndaj drogës, historia e të cilit u pa në dokumentarin e vitit 2004 “Some Kind of Monster”.

 Metallica është një ndër grupet më të famshme dhe që i ka rezistuar kohës ndër vite, i cili u formua në vitin 1981 dhe është i njohur për hitet "Nothing Else Matters", “Enter Sandman”, “Master of Puppets” dhe “One”. 

James Hetfield

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave