Metallica fiton "nobelin" e Muzikës
banda e vetme që e ka arritur

Metallica fiton "nobelin" e Muzikës<br />banda e vetme që e ka arritur<br>
Grupi u Havy Metal, Metallica nderohen me çmimin Polar në Suedi, një nga çmimet më prestigjoze të muzikës, i cili shpesh herë konsiderohet edhe si çmimi Nobel në fushën e Muzikës.

Grupi i cili njohet më së shumti për albumin e tyre të vitit 1991  me titull “Black Album”, ka rikonceputar muzikën metal, duke të shpejtë dhe më të ashpër. Organizatorët e çmimit Polar janë shprehue se banda amerikane ka aftësinë të transformojë dhomën e një adoleshenti me këngët e saj.

Grupi do të paraqitet në Stokholm në muajin qershor ku do të tërheqi edhe çmimin i cili ka edhe një shpërblim monetar prej 90 mijë funtesh.

Metalica është grupi i parë i muzikës Metal i cili e fiton këtë çmim, të cilin më herët e kanë fituar Paul Mc Cartney, Joni Mitchell dhe Chuck Barry.

Banda Metallica u formua në Kalifoni dhe është një nga bandat më të mëdha në botë e cila ka shitur më shumë se 125 milionë albume gjatë 30 viteve. Ndërkohë që katër albumet e tyre të para “Kill’ Em All”, “Ride the Lightning”, “Master of Puppets” dhe “Justice for All”, janë konsideruar të gjithë si klasikë. Ndërkohë që kënga që do të shndërrohej në simbolin e tyre do të ishte hiti “Nothing else matter”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit