Prej 12 janarit Kurum njoftoi ndërprerjen e punës për shkak të mos furnizimit me energji elektrike nga OSSH dhe rreth 700 punonjës janë të papunë.
Sot në mëngjes metalurgët janë nisur në mënyrë të organizuar me autobusë dhe protesta pritet të nisë para ministrisë së Ekonomisë rreth orës 12:00.
Protesta i paraprin 4 ditëve protestë që punonjësit e Kurum zhvilluan në Elbasan.
“Megjithë përpjekjet e bëra nga Kurum për sigurimin e energjisë, brenda dhe jashtë vendit detyrohet të pezullojë punën në Uzinën e Çelikut, në Uzinën e Oksigjenit dhe në Fabrikën e gëlqeres për 90 ditë. Për rrjedhojë punonësit e Kurum ndërpresin marrëdhënien e punës. Ndërkaq”- njoftoi Kurum nëpërmjet njoftimit për shtyp të datës 12 janar 2012.
(sg/shqiptarja.com)